Referi i finales Argjentinë – Francë pranon se bëri një gabim gjatë ndeshjes

Referi i finales së Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Francës, Szymon Marciniak, e ka pranuar se e ka bërë një gabim gjatë kësaj ndeshjeje.

Ndonëse mori lëvdata për mënyrën se e menaxhoi lojën e stërzgjatur, ai nuk e la pa e cekur një detaj që, sipas tij, nuk veproi mirë.

Teksa Franca po niste një kundërsulm, Acuna i Argjentinës ndaloi njëri prej lojtarëve të “Gjelave” me ndërhyrje të palejuar. Ndonëse skuadra e Didier Deschamps ishte në mundësi të mirë sulmi, polaku e ndaloi lojën dhe nuk lejoi vazhdimin e aksionit.

Është pikërisht ky rasti për të cilin referi i njohur i pati rezervat e tij nëse veproi mirë ose jo.

Sigurisht që ka pasur gabime në këtë finale”, ai Sport.PL.

“Kam ndërprerë kundërsulmin francez pas një ndërhyrjeje të keqe të Marcos Acuna. Kisha frikë se lojtari i faulluar donte të qetësohej, dhe e lexova gabim sepse asgjë nuk ndodhi, dhe mund të jepja një avantazh. Është e vështirë. E rëndësishme është që nuk ka pasur gabime të mëdha”, përfundoi ai.