Ronaldo në krizë, tregojnë statistikat

Ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë fillim sezoni duke numëruar 18 goditje në portat kunërshtare dhe asnjë gol të shënuar në La Liga.

Edhe të shtunën ndaj Alavesashtu si ndaj Real Betis të mërkurën, Crisitano Ronaldo nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit.

12 herë e ka shënjestuar portën e Betis dhe 6 herë të Alaves, por rezultati ka qenë i njëjtë, 0 gola për të.

Statistika jo të zakonshme për katër herë fituesin e “Topit të Artë”, afër marrjes së të pestit.

Nuk shqetësohet Zidane që pas ndeshjes së fituar 2-1 me Alaves komentoi thatësirën që po kalon CR7:

“Është gjithmonë e njëjta gjë, kur ai nuk shënon, ju filloni të pyesni, raporton TeleSport. Ai donte të shënonte, kishte raste për ta bërë, por duhet të jemi të qetë. Ai është i qetë. Sezoni është i gjatë cdhe Cristiano do të bëjë diferencën, siç ka bërë gjithmonë”.

Duhet pranuar gjithashtu se sezoni për yllin e “Los Blancos” nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. 32-vjeçari ka luajtur vetëm dy ndeshje deri në këtë moment të La Liga-s pas pezullimit me pesë javë nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Spanjolle për shtyrjen e arbitrit të ndeshjes me Barça-n në Superkupën e Spanjës.