Sejdi Fili qytetari modern i Koplikut

Sejdi Fili

Sejdi Fili lindi ne vitin 1898 ne Koplit. U rrit dhe jetoi po ne Koplik. Qysh heret ne moshen 14 vjec mbetet jetim, pa babe. Qe nip i Tahir Bajramit (Semanaj), daja i tij u kujdes per mirerritjen e Sejdis. Tahir Bajrami shenon edhe nje te vecante ne historine e Koplikut. Ne shek XIX hapi nje dyqan te vogel tek xhamia, afer gazermave turke, pra ishte edhe tregtari i pare nga Koplikasit autokton. Te daja i tij, Sejdi Fili gjen jo vetem ngrohtesine prinderore, por nga ai mesoi edhe zanatin e tregtarit qe do ta shoqeronte gjithe jeten, gjer ne shpronesim nga komunistat. Ne ate kohe Kopliku ishte nje qyteze e vogel, por shume e pershtatshme per tregti, numri i madh i njerezve qe e pershkonin ishte i madh. Gjer ne ate kohe rreth Koplikut kishte disa hane: hani i Dyl Nutes, hani i Luke Luces, hani i Marka Gjonit, ku Sejdia do te ndertonte nje dyqan modern, projekt italian me xhama e grila. Kopliku ne fillim te shekullit te 20 – te karakterizohej nga nje analfabetizem pothujse total. Qe Sejdi Fili nga koplikasit autoktone qe me deshiren e madhe dhe te pakrahasueshme per dije, qe ne menyre autodidakte e meson gjuhen shqipe me shkrim e kendim me nje alfabet qe e kishte marre ne Shkoder, pasi me pare kishte mesuar ne mejtep turqishten, te cilen e zotronte shkelqyeshem me goje dhe shkrim. Sejdi Fili eshte malsori i pare ne Koplik qe martohet me nje qytetare qe vinte nga Shkodra, nga gruaja e tij, Aishja, nga fisi i Ademoviqve te Shkodres (podgoricane) meson te komunukoj sllavisht, ashtu sikur ne Luften e Pare Botrore nga nje kurs i detyruar per mesimin e gjermanishtes, kishte mesuar mjaft mire te komunikonte gjermanisht, ashtu sic do te mesonte te komunikonte edhe italisht. C’ ka ndikon edhe ne formimin e pasardhesve te Sejdise me shkollim dhe kulture, djali i Sejdise, Isaja, i edukuar me frymen arsimdashese do ishte mesuesi i pare nga koplikasit autoktone e me vone edhe djali tjeter Imeri qe mbeten dhe mesuesit e pare te Koplikut. Berhani, djali i vogel i Sejdise, pasi arratiset me 1976 vazhdon teologjine ne Kajro. Pas viteve 1990 kthehet ne vendlindje, kryen lutjet e para fetare ne Koplik dhe kontribon ne ndertimin e xhamise duke vazhduar keshtu rrugen e babes se vet. Edhe Isaja, djali i Sejdise, do te ishte ne grupin e pare pas 1990 – es, qe shkon ne Qabe (Medin) per t’u berr “haxhi”. Ky shenon rastin e dyte pas Haxhi Halilit, sepse Haxhi Halili (Hysa) ishte besimtari i pare musliman nga Kopliku qe shkon ne Qabe ne fillimet e shekullit 20 – te. Me plot gojen Sejdi Fili mund te quhet qytetari i pare modern i Koplikut. Ngjarja e madhe per shqiptaret pas 1912 – es eshte edhe 1920 – ta, ku u vendos edhe fati i formimit te shtetit shqiptar. Lufta e Koplikut kunder sebo – malazezeve, Lufta e Vlores kunder italianeve, Lufta e Koces e Gjirokastres kunder grekeve etj, Sejdi Filin nuk e gjejne indiferent si njeri me interresa te gjera fetare, tregtare, politike e shoqerore.
Sejdi Fili eshte nder te paret qe i pergjigjet thirrjes per lufte, duke mobilizuar te gjithe meshkujt e afte per pushke. Ne Luften e Koplikut i ngarkohet detyra e korrierit nderlidhes, mes vijes se frontit dhe shtabit qenderor me nje kaloshin. Sejdi Fili do ishte nje ithtar i flakte i Ahmet Zogut. Sejdi Fili eshte nder te paret me Hajdar Dulin (Semanin), Cul Istrefin qe zgjidhet anetar i Keshillit Bashkiak, pastaj antare i gjykates, anetar i zyres se rekrutimit, fjala e tij me kopetence do te degjohej me respekt nga te gjithe. Ne zonen e Koplikut udheheq te gjitha fushatat elektorale si gjithnje me Partine Popullore te Ahmet Zogut dhe i fiton te gjitha. Sejdia si tregtar ishte nje tregtar i mesem, ne ambientin e Koplikut eshte nder me te pasurit. Si politikan eshte njeriu pragmatiste, eshte mik personal i Musa Jukes, ministrit te fuqishem te mbretit. Pushtimi fashist ishte nje fatkeqesi e madhe kombetare, sepse ne radhe te pare shkatrroi rendin demokratik. I pari ne Koplik do ishte Sejdi Fili qe do te zbraze 5 here mauzerrin duke e shoqeruar me fjalet “Poshte flamuri i Italise”. Vitet e pushtimit fashist? merret me tregti dhe me punet e tij. Mbetet i paqarte apo disi i zhgenjyer nga largimi i mbretit e mungesa e rezistences. Vitet e pushtetit komunist i kalon normalisht, pothuajse si gjithe te tjeret. Djemte Isaja dhe Imeri punojne mesues, ndonese ne zona te thella malore.
Ishte monarkist, por si fetar e qeteson veten se komunizmin vete Zoti na e ka qite ne hise perderisa ka ardhe. Sidoqofte gjithcka vazhdon normalisht gjer ne vitin 1959, koh kur djali i tij i madh i Sejdise, Muhameti, arratiset. Ketu fillojne “kufizimet” shoqerore, Megjithate ruan ne pronesi dyqanin gjer ne vitin 196?, gjersa behet ne shkall vendi shpronesimi i plote i tregtareve te vegjel e te mesem. Ne vitin 1967 shikon me syte e tij tek prishen objektet e kultit, nje goditje e rende per te.
Ne vitin 1970 i prishin dyqanin, qe ndonese e dinte se nuk ishte me i tij, kur e shikonte si ndertese, i kujtonte ditet e krenarise dhe lavdise se tij. Pas ketyre jane dhe vitet e pleqerise, ndjehet i lodhur me 1972 nderron jete.

Nga: Mehdi Duli