Sekretari Blinken takim me Presidentin Begaj

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shkuar në Presidencë për t’u takuar me Presidentin Bajram Begaj, një takim i parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Tiranë.

Eskorta e Blinken mbërriti në Presidencë në orën 14:42, pasi Sekretari Blinken kishte shkuar më herët në ambientet e ambasadës amerikane.

Antony Blinken mbërriti në Shqipëri në orën 11:11. Kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë dhe e gjashta në radhë e Sekretarëve amerikanë të Shtetit.