Sërish trondit Londra, s’kanë të ndalur sulmet me acid

Dy të rinj janë sulmuar sot në lindje të Londrë, dhe u lanë në agoni duke bërtitur “u dogjëm”. Të rinjtë ishin sulmuar me një substancë korrozive.

Të dy viktimat u vunë në shënjestër në rajonin Bethnal Green në orën 7 të mëngjesit, dhe kërkonin ndihmë pasi lëkura e tyre u dogj dhe rrobat u shkrinë në trup.

Videoja tregon dy djem të rinj të cilëve u hidhet ujë.

Londra është tronditur nga vala e sulmeve të tilla javët e fundit, e numri i këtyre krimeve po “fluturon”. /MESAZHI/