Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve

Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve

Në Shqipëri është shënuar Dita Botërore e Zgjedhjeve, ku në vend janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shqipëri kanë organizuar aktivitete në Tira në kuadër të kësaj dite.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë fjalës në hapje të aktiviteteve në Tiranë u shpreh se takimi i sotëm ka qëllim ta nxisë interesin e të rinjve në procesin zgjedhor dhe në përgjithësi pjesëmarrjen e tyre ne proceset e ndryshme politike.

“Ju siguroj që do të jetë një angazhim interesant. Kjo nuk është një veprimtari ekonomike, por është një angazhim shoqëror, me interes shoqëror dhe me dobi për shoqërinë”, tha Celibashi, duke iu drejtuar të rinjve pjesëmarrës.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në fjalën e tij tha se zgjedhjet janë një proces në vazhdimësi.

Tarran theksoi se gëzohet shumë që Dita Botërore e Zgjedhjeve festohet edhe në Shqipëri dhe shtoi se mbështesin projektin e “influencerëve të rinj të zgjedhjeve”.

Në kuadër të aktiviteteve, është prezantuar iniciativa për përzgjedhjen e “influencerëve të rinj të zgjedhjeve” në universitete.

Dita Botërore e Zgjedhjeve shënohet çdo vit të enjten e parë të shkurtit.