Spanja mbyll hetimin rreth Pegasus pas mungesës së bashkëpunimit nga Izraeli

Nga Kryeministri, tek Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshëm e Ministri i Agrikulturës, telefonët e tyre ishin vënë në shënjestër përmes softuerit Pegasus.

Një gjykatë Spanjolle vendosi ti japë fund një hetimi për hakimin e telefonëve të disa ministrave me përgjuesin Pegasus për shkak të mungesës të plotë të bashkëpunimit nga Izraeli.

Në Qershor të 2022, gjykatësi Jose Luis Calama kishte dërguar një kërkesë formale qeverisë së Izraelit duke e pyetur për informacion rreth softuerit ndërtuar nga firma Izraelite NSO Group.

Por ditën e Hënë gjykata më e lartë kriminale e Spanjës tha se Calama kishte vendosur të mbyllte çështjen për shkak të mungesës të bashkëpunimit nga ana e Izraelit.

Hetimi filloi në Maj të 2022 pasi qeveria Spanjolle tha se përgjuesi, i cili mund të infiltrojë telefonët celularë dhe të marrë të dhëna apo të aktivizojë kamera e mikrofon për të përgjuar mbajtësit e tyre, është përdorur kundër disa politikave të lartë në Spanjë.

Nga Kryeministri, tek Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshëm e Ministri i Agrikulturës, telefonët e tyre ishin vënë në shënjestër përmes softuerit Pegasus.

Por qeveria Izraelite nuk ju përgjigj kërkesës për mbështetje e cila është dërguar katër herë. Telefoni i Kryeministrit ishte vënë në shënjestër katër herë gjatë periudhës Tetor 2020 – Dhjetor 2021.

Qeveria Spanjolle thotë se ka qenë sulm i jashtëm duke drejtuar gishtin nga Maroku për shkak të krizës diplomatike që ekziston mes dy vendeve.