Thomas Strakosha është larguar sërish nga grumbullimi me Shqipërinë, në prag të sfidës miqësore me Turqinë.
Portieri që luan tek Lazio ka shfaqur probleme në këmbë dhe stafi i kombëtares, i ka dhënë leje të rikthehet në Itali, ku do të trajtohet nga mjekët e bardhekaltërve.
Strakosha është duke kaluar një moment të shkëlqyer, teksa është shndërruar në një nga pikat më të forta të Lazios dhe do të tentohet rikuperimi i tij, për të qenë i gatshëm për derbin e Romës.
Ai nuk ia doli të stërvitet me kuqezinjtë as në grumbullimin për dy ndeshjet e fundit eliminatore, ato ndaj Spanjës dhe Italisë, ku sërish u largua nga grumbullimi, pas një problem në shpinë.