Talebanët mesazh diplomatik Kinës dhe Turqisë: Kemi pasuri nëntokësore, na ndihmoni të zhvillojmë Afganistanin

Suhail Sahin

Talibanët po hapen diplomatikisht për Turqinë dhe Kinën, duke kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar që do të çojnë në zhvillimin e Afganistanit.

Në një deklaratë ditën e premte, zëdhënësi i grupit, Suhail Sahin, tha: “Si Emirati Islamik i Afganistanit, ne kemi nevojë për miqësinë, mbështetjen dhe bashkëpunimin e Turqisë më shumë se çdo vend tjetër. Ne duam bashkëpunim me Turqinë në fushat e shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, ndërtimit dhe energjisë dhe shfrytëzimin e pasurisë së fshehur në nëntokën tonë. Ne duam të bashkëpunojmë me Turqinë për përpunimin e pasurisë së vendit tonë. Afganistani ka një pasuri të madhe nëntokësore. Por ne nuk kemi fuqi ta përpunojmë atë. E gjithë infrastruktura jonë u shemb për shkak të okupimit të forcave pushtuese të huaja. Ne, talebanët, kishim marrëdhënie të ngushta me Turqinë. Turqia është një faktor shumë i rëndësishëm për ne, një vend i respektuar dhe i fuqishëm në botë. “Lidhjet e Turqisë me Afganistanin nuk mund të krahasohen me asnjë vend tjetër.”

Sahin shtoi se Kina gjithashtu mund të ndihmojë në rindërtimin dhe zhvillimin e Afganistanit. “Ne do të ndërtojmë një Afganistan të ri. Ne do të ndërtojmë vendin tonë, njerëzit tanë, me njerëz të ndershëm dhe të aftë. Ne e konsiderojmë si detyrë ta ngremë vendin në nivelin që meriton. Për momentin, ne kemi zgjidhur problemin e sigurisë në përgjithësi,” tha ai.

Sa i përket imazheve të dhunës që qarkullojnë nëpër botë nga aeroporti i Kabulit, ai tha: “Këto imazhe na trishtuan. Ne kemi shpallur një amnisti të përgjithshme për të gjitha pjesët e shoqërisë, përfshirë ushtarët dhe zyrtarët publikë që kanë luftuar kundër nesh. Sidoqoftë, në emër të vendit dhe kombit tonë, ne jemi të pikëlluar nga imazhet e siguruara nga Aeroporti i Kabulit. Ne nuk synojmë hakmarrjen apo shtypjen e kundërshtarëve, dhe megjithëse e deklarojmë hapur, e kemi të vështirë ta kuptojmë këtë këmbëngulje për arratisje. Ne kemi zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në Afganistan.” /tiranapost