Tifozët japonezë në mbështetje të Majlinda Kelmendit: Ne e duam Kosovën

Tifozët japonezë kanë vazhduar me përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës, në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tokio, pasi paraprakisht i kishin pritur xhudistët nga shteti ynë në aeroport.

Japonezët gjithashtu kanë shprehur mbështetjen e tyre për xhudisten numër një Majlinda Kelmendi, e cila edhe pse mposhti bashkatdhetaren e tyre Ali Shishima vazhdoi të përkrahej.

Fotografitë e publikuara nga Ilir Vokrri tregojnë edhe një fakt interesant, shkruan lajmi.net.

Aty shihen se një shumicë e tifozëve japonezë kanë veshur fanellat me mbishkrimin ‘’Unë e dua Kosovën’’.

Ilir Vokrri duke pozuar me tifozët japonezë.

Ndryshe, Majlinda Kelmendi është në gjysmëfinale të Botërorit që po mbahet në kryeqytetin japonez, ku do të ndeshet me vendasen e talentuar, Uta Abe.