Tifozët ukrainas kanë një kërkesë nga ndeshja kundër Kosovës

Tifozët ukrainas kërkojnë fitore ndaj Kosovës.

Rreth 200 tifozë ukrainas do të jenë sot të pranishëm në Shkodër për ta mbështetur ekipin e tyre në ndeshje me Kosovën.

Ata i kanë thënë “Zërit” se kanë bërë rrugë të largët dhe besojnë se lojtarët e Ukrainës do t’i shpërblejnë me fitore ndaj Kosovës, në ndeshjen që fillon në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Sonte duam të fitojmë ne. Na duhet fitorja më shumë se juve, pasi ne duam të shkojmë në Botëror”, thanë njëzëri ata.