TikTok gjobitet me 345 milionë euro në Europë për shkelje të privatësisë së fëmijëve

Është hera e parë që TikTok gjobitet nga DPC, i cili konsiderohet si autoriteti rregullator lider në Europë për shkak të prezencës fizike të kompanive teknologjike në Irlandë.

TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjeve të privatësisë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve në Bashkimin Europian.

Platformat Kineze e videove me metrazh të shkurtër, e cila është rritur me shpejtësi në mesin e adoleshentëve në mbarë botën vitet e fundit, ka shkelur disa ligje Europiane të privatësisë gjatë periudhës 31 Korrik 2020 deri më 31 Dhjetor 2020 tha Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC.)

Është hera e parë që TikTok gjobitet nga DPC, i cili konsiderohet si autoriteti rregullator lider në Europë për shkak të prezencës fizike të kompanive teknologjike në Irlandë.

DPC tha se shkeljet e TikTok kishin të bënte ma faktin se llogaritë e përdoruesve nën moshën 16 vjeç përcaktoheshin paraprakisht si publike ndërsa platforma nuk verifikonte nëse përdorues ishte një fëmijë.

Në Nëntor të 2020-ës TikTok shtoi kontrolle të privatësisë dhe bëri që çdo llogari e re e hapur nga fëmijë nën moshën 16 vjeç automatikisht të bëhej private.