Tottenham nxjerr në shitje Harry Kane!

Mund të pabesueshme por është të vërtetë të paktën duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze angleze The Sun, shkruan supersport.

Sipas të përditshmes në fjalë presidenti i Tottenham Hotspur Daniel Levy po mendon seriozisht të shesë sulmuesin Harry Kane në verën e ardhshme. Reali i Madridit, por edhe Barcelona e Paris Saint Germain janë gati të bëjnë çmendurira financiare për të firmosur me gjigandin e kombëtares angleze pa harruar, Chelsea-n dhe Manchester United që ka nevojë urgjente për një sulmues me peshë dhe Kane do të ishte ideali pasi do t’u garantonte të paktën 25 gola në sezon. Megjithatë drejtuesit e Tottenham e vlerësojnë plot 280 milionë euro sulmuesin dhe për pak se 250 milionë nuk janë aspak të gatshëm të hynë në bisedime me klubet e interesuara.