Ka ndërruar jetë edhe një paciente tjetër e infektuar me Covid-19.
E ndjera është një 63 vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec, Samir Mustafa.
63 vjeçarja ishte paciente e cila vuante edhe nga dializa.
Ky rast çon në 29 numrin e të vdekurve në Kosovë që lidhen me virusin Covid-19.