Vlera e tregut e Amazon arrin në 1 trilion dollarë

Kompania amerikane e tregtisë elektronike Amazon arriti vlerë tregu prej 1 trillion dollarësh të martën, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbylljes me 2.012,71 dollarë të mërkurën në Bursën e Neë Yorkut (NYSE), aksionet e Apple fituan vlerë për 2,2 për qind për të shkuar në 2.050,27 dollarë në orën 11:40 sipas kohës lokale, për ta çuar vlerën e tregut në nivelin historik.

Amazon është kompania e dytë në histori që arrin vlerë tregu prej 1 trilion dollarësh pasi firma më e vlefshme në botë, Apple, e arriti këtë vlerë më 2 gusht.

Gjigandi i tregtisë elektronike kishte të ardhura neto prej 2,5 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë, duke shënuar rekordin më të lartë nga çdo tremujor tjetër.

Të ardhurat e saj u rritën me 39,4 për qind për të shkuar në 52,89 miliardë dollarë në tremujorin e njëjtë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, gjithashtu shënoi rritje të vlerës së tij neto për 2,6 miliardë dollarë, duke shkuar në 167,3 miliardë dollarë të martën.

Bezos themeloi Amazonin në vitin 1994 si një librari online dhe e bëri atë shitësin më të madh online në botë për sa i përket të ardhurave dhe vlerës së tregut në 24 vite.

Kompania njoftoi në prill se përdoruesit e saj Prime, të cilët përfitojnë nga transporti falas dy-ditor dhe videot online, kanë tejkaluar 100 milionë.