Zyrtare: Përforcohet Tottenham (Foto)

Skuadra e Tottenham Hotspur edhe zyrtarisht e ka njoftuar publikun se ka transferuar portierin e Southamptonit, Paulo Dino Gazzaniga.

25-vjeçari u largua nga Soto për të nënshkruar me Spurs, kontratë pesë vjeçare, deri në vitin 2022.

Portieri nga Argjentina zhvilloi vetëm 23 paraqitje me Southamptonin, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar në Raya Vallecano ku bëri 22 paraqitje.