Galaxy Z Fold 3 dhe Flip 3 po shëndërron në një hit

Vetë Samsung deklaroi se ka marrë porosi rekord për Galaxy Z Fold 3 dhe Flip 3 duke tejkaluar gjeneratën e kaluar.

Samsung ka investuar shumë në pajisjet me ekrane që palosen këtë vit konkretisht me modelet Galaxy Z Fold 3 dhe Flip 3.

Dy smartfonët janë të disponueshëm vetëm për porositje megjithatë gradualisht po shndërrohen në një sukses masiv për kompaninë.

Vetë Samsung deklaroi se ka marrë porosi rekord për Galaxy Z Fold 3 dhe Flip 3 duke tejkaluar gjeneratën e kaluar.

Madje interesi konsumator për këto pajisje është më i lartë sesa shitjet e mbarë linjën Galaxy Z gjatë 2021. Një tjetër raport nga The Korea Herald thotë se Z Fold 3 dhe Flip 3 kanë marrë dy herë më shumë porosi sesa seritë Galaxy S21 dhe 1.5 herë më shumë sesa Galaxy Note 20 vitin e kaluar.

Shifrat e porosive gjithashtu janë 8-9 herë më të larta sesa për Galaxy Z Fold 2 gjatë periudhës së porosisë vitin e kaluar.

Z Fold 3 dhe Flip 3 janë përmirësime masive krahasuar me gjeneratën e kaluar. Z Fold 3 përmirëson Z Fold 2 në shumë aspekte kyçe. E madje janë më pak të kushtueshëm duke i bërë më të aksesueshëm për konsumatorët. /PCWorld Albanian