Holanda mposht Austrinë, kualifikohet tutje në “Euro 2020”

Holanda ka shënuar fitore komode ndaj Austrisë.

Holanda arriti t’i arkëtojë pikët e plota me rezultat 2 – 0.

Ishte sulmuesi Memphis Depay që zhbllokoi rezultatin pas golit nga pika e bardhë (11′)

Depay kishte edhe rastin e artë për të dyfishuar avantazhin, por dështoi të shënonte nga afërsia prej tre metrave

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Holandës, derisa Austria nuk kishte ndonjë rast konkret.

Edhe në pjesën e dytë, Holanda ishte skuadër shumë më e mirë.

Demfries realizoi golin që doli të jetë i fitores pas asistimit të Malen (67′)

Me këtë fitore, Holanda kualifikohet në fazën e 1/16 së “Euro 2020” me gjashtë pikë në dy ndeshje, Austria dhe Ukraina kanë nga tri pikë në pozitën dy, respektivisht tre.

Kurse, Maqedonia e Veriut zyrtarisht eliminohet nga “Euro 2020”.