Klubi nga Premierliga në shitje

Skuadra e Premier Ligës Angleze, Newcastle United edhe zyrtarisht është në shitje, transmeton IndeksOnline.

Këtë lajm e ka konfirmuar pronari, Mike Ashley, i cili thotë se klubi tashmë është në bisedime me një miliarder.

Bëhet fjalë për Amanda Staveley, 44 vjeçarja nga Britania e Madhe, e cila pritet që deri në festat e fund vitit, t’i blej të gjitha aksionet e klubit anglez.

“Si një nga klubet më të vjetra dhe më të mira në Premier Ligë, me tifozë më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe në të gjithë botën, Newcastle United po shkon në një drejtim të ri, për një të ardhme më të ndritshme dhe të suksesshme. E për t’i dhënë klubit këtë mundësi, ne kemi siguruar një pozicion për investime të nevojshme, kështu që klubi do të vihet në shitje”, ka thënë Mike Ashley.

Newcastle është rikthyer këtë sezon në Premier Ligë, dhe në tetë xhirot e para ka grumbulluar 11 pikë dhe gjendet në pozitën e 9-të.