Linja iPhone 12 ka ruajtur më mirë vlerën sesa iPhone 11

Nga të gjitha modelet iPhone 11, modeli standard ka qenë ai që më së paku ka humbur vlerën me vetëm 31.7% të saj ose 17.5% më pak sesa iPhone 11 Pro.

Modelet iPhone 12 kanë ruajtur më mirë vlerën e tyre krahasuar me modelet iPhone pas një periudhe kohe të caktuar sipas një raporti të fundit.

Përgjatë 6 muajve nga debutimi, modelet iPhone 12 humbën mesatarisht 34.5% të vlerës së tyre ndërsa për të njëjtën periudhë një vit më parë modelet iPhone 11 humbën 43.8% të vlerës së tyre.

Kjo do të thotë se iPhone 12 ka ruajtur vlerën 9.3% më mirë sesa iPhone 11 pas gjashtë muajsh nga debutimi. Në fakt vetëm debutimi i iPhone 12 bëri që modelet iPhone 11 të humbasin 8% të vlerës së tyre.

Nga të gjitha modelet iPhone 11, modeli standard ka qenë ai që më së paku ka humbur vlerën me vetëm 31.7% të saj ose 17.5% më pak sesa iPhone 11 Pro.

Me 21 muaj nga debutimi, iPhone 11 ende performon më mirë duke humbur vetëm 49.1% të vlerës ndërsa iPhone 11 Pro plot 56.9% të vlerës.

Në linjën iPhone 12, modeli iPhone 12 mini ka humbur më shumë se asnjë vlerë, përafërisht 41%. /PCWorld Albanian