Liverpooli s’ka të ndalur, mposht edhe Leicesterin

Liverpooli ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në Anfield Road ndaj Leicesterit, për të mbajtur bilancin e 100 për qind në ligë.

Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi në epërsi në minutën e 40 përmes Sadio Manes që shënoi pas një asistimi të bukur nga Milneri, transmeton Koha.net.

Mysafirët arritën të barazojnë shifrat përmes Maddisonit që shënoi në minutën e 80.

Por, një penalti në minutën e 90+5 në gol e shndërroi James Milneri, për t’ia dhënë pikët e plota Liverpoolit.

Me këtë fitore Liverpooli ka 24 pikë në krye të tabelës, derisa Leicesteri në vendin e tretë ka 14 pikë.