Maduro bën thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Amerikën

Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se ata duan të ulin tensionin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendit të tij, i cili është rritur në vitet e fundit.

Duke folur për “Bloomberg”, Maduro tha se qeveria e tij po përpiqet të negociojë me administratën e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të lehtësuar tensionet diplomatike dhe tregtare me respekt dhe pajtim të ndërsjellë.

Duke deklaruar se ata presin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zbusin politikën e sanksioneve kundër Venezuelës, e cila ka vazhduar për vite me radhë, Maduro tha: “Është koha për të bërë një marrëveshje. Venezuela do të kthehet në një tokë mundësish. Unë i nxis investitorët amerikanë të mos mbeten prapa, shpresoj se mund të gjejmë një mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis Amerikës dhe Venezuelës.”

Duke kujtuar se si qeveri, ata po kryejnë negociata intensive me opozitën, Maduro propozoi një “mega-zgjedhje” në vend, që do të përfshijë zgjedhjet në nivelin kombëtar, rajonal dhe bashkiak.

Maduro deklaroi se ata do të ftojnë Bashkimin Evropian (BE), Bashkimin Afrikan dhe ekspertë të zgjedhjeve, si dhe shumë organizata, në zgjedhjet e sipërpërmendura.

“Unë mendoj se do të ketë lajme të mira së shpejti për këto mega-zgjedhje.” tha ai. /trt