E ardhmja e Mesut Ozil pritet të jetë ende në Arsenal.
Mesut Ozil nuk do të largohet nga Arsenal.
Pas shumë spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij.
Menaxheri i mesfushorit gjerman ka bërë të ditur se është në bisedime me Arsenalin për vazhdimin e kontratës së Ozilit.
“Takimet me Arsenalin për vazhdimin e kontratës janë duke vazhduar dhe po shkojnë mirë”, deklaroi Erkut Sogut për “Fanatik” në Turqi.
Ozil zgjoi interesim nga klube të ndryshme evropiane pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Emirates Stadium.