Microsoft thotë se një grup Izraelit kishte shitur mjete për hakimin e Windows

Mjetet e Candiru janë përdorur në disa vende të botës si Irani, Libani, Spanja apo Britania e Madhe sipas raportit të Citizen Lab.

Një grup Izraelit ka shitur një mjet për hakimin e Windows tha Microsoft duke hedhur dritë mbi atë që tashmë është shndërruar në biznes të shitjes së mjeteve për hakimin e softuerëve shumë të përdorur.

Kompania që ka zhvilluar këtë mjete quhet Candiru dhe kishte shitur një exploit i cili bënte të mundur penetrimin e Windows, një prej produkteve të shumta të inteligjencës që shiteshin prej saj.

Hulumtues të sigurisë kanë zbuluar sesi mjetet e hakimit të Candiru ishin përhapur në mbarë botën nëpër disa konsumatorë të ndryshëm dhe përdorur për të sulmuar organizata të ndryshme të shoqërisë civile, grupe disidentësh dhe media.

Mjetet e Candiru janë përdorur në disa vende të botës si Irani, Libani, Spanja apo Britania e Madhe sipas raportit të Citizen Lab.

Microsoft adresoi problemet e sigurisë përdorur nga mjetet e Candiru ditën e Marte përmes një përditësimi. Mjetet e Candiru janë përdorur edhe për të kompromentuar shfletuesin Chrome.

Ditën e Mërkure Google në një postim në blog tha se kishte adresuar problemet e sigurisë në fillim të këtij viti.

Shitësit e armatimit kibernetik siç është Candiru zakonisht zbulojnë probleme të shumta sigurie dhe duke i kombinuar së bashku krijojnë exploitë të cilët thyejnë kompjuterët e përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Mjete të tilla kushtojnë miliona dollarë dhe zakonisht shiten në formë abonimi ku ofruesi duhet paguar vazhdimisht nëse një palë kërkon akses në mjete të tilla. /PCWorld Albanian