Modeli i ri i Apple TV arrin në shtator, mbështet videot 4K

Kompania Apple muajin e ardhshëm nuk do të prezantojë vetëm modelin e ri të iPhone, por edhe modelin e ri të Apple TV, i cili do të mbështesë rezolucionin e lartë 4K dhe videot me përmbajtje HDR, transmetojnë mediat e huaja.

Apple TV i ri do të vijë në treg me procesor shumë më të fuqishëm. Kompania amerikane përdoruesve në pajisjen e re do t’iu ofrojë edhe përcjelljen e përmbajtjeve, të cilat emitohen direkt përmes operatorëve si Sling TV ose DirecTV Now.

Apple TV i ri është gjenerata e pestë e kësaj pajisjeje. Modeli i fundit i saj ka dalë në vitin 2015.

Edhe pse Apple ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht specifikat e televizorit të ri, mediat transmetojnë se sigurisht se ai do të mund të lidhet me një numër të madh të kontrolluesve Bluetooth./Mesazhi/