Shembet miniera e qymyrit, zhduken 10 minatorë

Dhjetë minatorë janë zhdukur si pasojë e shpërthimit në minierën e qymyrit Zofiowka në Poloni.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 03:45 pati një goditje dhe për pasojë nisi shembja e minierës.

Mësohet se brenda minierës ndodheshin 52 minatorë, 42 prej të cilëve ia kanë dalë që të largohen ndërsa 10 prej tyre kanë ngelur brenda.

Rreth 6 ekipe janë në vendngjarje dhe po përpiqen që të gjejnë minatorët. /oranews