Xhamia Rochdale me turne virtual për vizitorët

Xhamia në Rochdale filmoi një turne me udhëzime të Xhamisë së tyre me qëllim për të edukuar ata që nuk kishin qenë kurrë brenda një Xhamie më parë.

Një Xhami e bashkisë së Rochdale në Mançester hapi dyert e saj për një ditë të hapur virtuale, për t’u lidhur me komunitetin lokal.

Xhamia Jalalia Jaame, në Rrugën Trafalgar në Wardleworth, Rochdale, filmoi një turne me udhëzime të Xhamisë së tyre me qëllim për të edukuar ata që nuk kishin qenë kurrë brenda një Xhamie më parë.
Videoja më shumë se dy orëshe shfaqi të gjitha zonat e Xhamisë dhe përfshiu një falje të drejtpërdrejtë namazi, pyetje-përgjigje dhe një kuiz në internet.

Organizatori Mohammed Iqbal Hussein, i cili ka qenë anëtar i Xhamisë që kur ishte pesë vjeç tha se dëshironte që video të tregonte se Xhamia ishte për të gjithë, jo vetëm për muslimanët.

Ai tha: “Xhamitë dhe Islami kanë qenë në këtë vend për një kohë të gjatë, megjithatë shumica e publikut britanik kurrë nuk kanë qenë në një xhami, megjithëse shumë prej tyre njihnin shumë muslimanë ose si miq ose kolegë.

“Pra, ne thjesht dëshironim që njerëzit të shohin se si duket brenda një xhamie, dhomat e ndryshme, funksionet e një xhamie dhe qëllimin e një xhamie.

“Ne donim t’i tregonim komunitetit tonë lokal këtu në Wardleworth, ku kemi qenë që nga viti 1971, se nuk jemi vetëm për t’i shërbyer komunitetit musliman, kjo është edhe xhamia juaj lokale”.
Mohammed tha se ideja për turneun erdhi pas ngjarjes së përbashkët të Ramazanit dy vjet më parë, kur jo-muslimanët morën pjesë në agjërim për të shënuar muajin islamik.

Ai gjithashtu tha se kishte marrë shumë reagime pozitive në lidhje me turneun virtual.

“Në të kaluarën disa nga xhemati ynë morën pjesë në një Ramazan të përbashkët ku ata ftuan kolegë në xhami të cilët kurrë nuk kishin qenë në xhami,” tha ai.

“Nga kjo erdhi idea për të bërë një ditë të hapur të Xhamisë.

“Ishte një ngjarje fantastike. Ne kishim musafir mësues të fesë që shikonin dhe ata kërkonin nëse mund të merrnin disa video klipe që mund t’i përdorin në klasat e tyre. ”

Mohammed shtoi se Xhamisë i është dashur të përshtatet për shkak të pandemisë, duke lëvizur shumë nga mësimet dhe seminaret e tyre në internet.

Xhamia gjithashtu ka ndihmuar në komunitetin e tyre lokal me pajisje ushqimore dhe një linjë mbështetëse për ata që kanë nevojë gjatë masave të pandemisë.

Por Mohammed tha se lëvizja në internet ka shtuar përfitime.

Ai tha: “Një nga përfitimet e mbajtjes së turneut në internet është se ju mund të arrini një audiencë më të gjerë. Dikush që shikon mund të mos jetë në Rochdale por mund të marrë pjesë në një ngjarje në Rochdale.

“Si muslimanë, ne besojmë se duhet të luajmë një rol pozitiv, aktiv në komunitetin tonë.

“Kjo nuk do të thotë që ne të mbajmë gjërat për vete, ne jemi këtu jo vetëm për të ndihmuar anëtarët tanë të besimit por të gjithë njerëzimin dhe të gjithë komunitetin – kjo është ajo që na mëson besimi ynë.”

Xhamia Jalalia Jaame tani po planifikon një ngjarje tjetër të përbashkët të Ramazanit në 25 Prill ku njerëzit inkurajohen të agjërojnë gjatë ditës para se anëtarët e Xhamisë të dorëzojnë ushqim për vaktin e mbrëmjes, të quajtur iftar. /Mesazhi.com