Activision jep lajmin e keq për ata që presin me padurim Call of Duty: Warzone Mobile

Tashmë Activision ka publikuar trailerin e titullit mobil por në të njëjtën kohë dha edhe një lajm të keq: loja është shtyrë për në Prill të 2024.

Kur Activision prezantoi për herë të parë Call of Duty: Warzone Mobile në 2022, zhvilluesi tha se planifikonte të lançonte lojën këtë vit menjëherë pasi Call of Duty: Modern Warfare II të bëhej i disponueshëm.

Tashmë Activision ka publikuar trailerin e titullit mobil por në të njëjtën kohë dha edhe një lajm të keq: loja është shtyrë për në Prill të 2024.

Ende pa një datë të qartë debutimit, të interesuarit mund të porositin lojën nga Google Play dhe App Store.

Warzone Mobile ofron një eksperiencë “battle-royale” e cila vendos përballë 120 lojtarë në një hartë të vetme.

Operatorët, armët, vendndodhjet dhe dyluftimet duhet të janë eksperiencë me të cilën janë familjarizuar lojtarët aktualë të Warzone.

Do të ndajë një Battle Pass me Modern Warfare II dhe Warzone 2.0. Edhe pse nuk do të jetë gjerësisht e disponueshme deri në 2024, disa lojtarë në Australi, Kili, Norvegji dhe Suedi kanë pasur mundësi ta luajnë që prej fillimit të këtij viti si pjesë e një versioni testues të limituar.