I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore në...
Ndalohet një serb në Jarinjë i dyshuar për shpërdorim të pasurisë, Petkoviqi ankohet te...
Një serb është ndaluar të dielën në pikën kufitare në Jarinjë, nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se...
Escobar: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet...
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 21 maj, u mbajt ceremonia e hapjes së...
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 21 maj, u mbajt ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në Evropë, “Defender...
Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë mbyllet përkohësisht
Republika e Kosovës, konkretisht FSK-ja, do të jetë pjesë e ushtrimit ‘Defende Europe2023’ të organizuar nga NATO e ku pjesëmarrës do të jenë 13...
Tre të vdekur në aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Tre persona kanë humbur jetën ditën e shtunë në aksidente trafiku në Kosovë.
Policia ka njoftuar se aksidentet kanë ndodhur në Lipjan, Gjilan dhe Gjakovë.
Gjeni...
G7 kërkon nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit
Liderët e shteteve të G7 në komunikatën e lëshuar sot pas takimit që kanë mbajtur në Hiroshima të Japonisë, në përfundimet e tyre kanë...
Osmani dhe Escobar flasin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër
Presidentja e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mal të Zi, pasi që mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri...
Aksident me fatalitet në Fshaj të Gjakovës, humb jetën një person
Një aksident trafikut me fatalitet ka ndodhur sot para pak çastesh në fshatin Fshaj të Gjakovës, ku ka humbur jetën një person.
Lajmin për IndeksOnline...
Rohde: S’më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme...
Sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare. Me këtë rast, u tha se Gjermania dhe Kosova...





![Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 21 maj, u mbajt ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në Evropë, “Defender Europe 2023” [Mbrojtësi i Evropës 2023]. Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe”, që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dhe figura të tjera publike. Duke ju drejtuar ushtarëve të FSK-së, Osmani tha se ata janë “gardianë të paqes dhe sigurisë, në një botë gjithnjë e më komplekse dhe në zhvillime gjithnjë e më sfiduese”. “Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërisë sonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë që forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që i kultivojmë”, tha ajo. Ndërsa, Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. “Mbi 1.300 ushtarakë të FSK-së do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai. Ministri Mehaj tha se Kosova do të jetë vendi i katërt – me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje – në mesin e 25 vendeve pjesmarrëse. Ambasadori Hovenier tha se derisa agresioni rus i Ukrainës po vazhdon, është veçanërisht e rëndësishme të vihet në pah një ushtrim si “Defender Europe 2023”. “Një ndër qëllimet e kësaj stërvitje është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së për të zbatuar shpejt trupat dhe pajisjet e gatshme për luftë, për të siguruar aleatët, për parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen në Evropë dhe për ta mbrojtur këtë kontinent nga agresioni”, tha ambasadori amerikan. Sipas tij, stërvitjet kanë edhe një qëllim tjetër “që të shfaqë përkushtimin e aleatëve dhe partnerëve tanë evropian për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”. Ai tha se 9 mijë ushtarakë amerikanë do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 2023”. Pas fjalëve hyrëse, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së. Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t’i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë. Në vitin 2021, Shqipëria ka qenë nikoqire e këtyre stërvitjeve ushtarake. Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit.](https://i0.wp.com/www.mesazhi.com/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot_27-1.jpg?resize=218%2C150&ssl=1)







